Arijon Ibrahimovic lojtari më i përfolur i momentit, gjatë mbrëmjes së sotme realizoi gol dhe asistoi në fitoren e ekipës së tij Frosinone ndaj Empolit, me rezultat 2-1.
Futbollisti është me origjinë nga qyteti i Prizrenit, shkruan Arbresh.info.
Teksa luan edhe për grupmoshat e reja të Gjermanisë.
Pas ndeshjes në një intervistë ai rrëfeu për emocionet e tij gjatë ndeshjes.
“Ishte fantastike të dëgjoja stadiumin të thërriste emrin tim në kor. Humba dy topa, por sigurisht që nuk duhej të mendoja për ta”, tha ai.
Ai ndjehej i lumtur që shënoi dhe asistoi.
“Më vjen shumë mirë që ndihmova skuadrën me një asist dhe një gol”, shtoi ai.
Arijoni tregoi për idhujt e tij, në fund.
“Dua të shënoj shumë më tepër. Idhujt e mi janë Ibra dhe Cristiano Ronaldo”, përfundoi Arijon Ibrahimovic.
Për Arijoni ky ishte goli dhe asisti i tij i parë në Serie A./Arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër