Arijanet Muric është deklaruar për humbjen e Kosovës ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.
Portieri i Përfaqësueses tonë ka thënë se nuk kishte arritur ta shikonte gjuajtjen te goli i parë, derisa ka zbuluar se është fyer edhe në baza racore nga tifozët çekë, transmeton telegrafi.
“Sonte Çekia ishin të mirë dhe bënë presion të lartë. E kishin vetëbesimin dhe na shkaktuan probleme”, ka thënë Muric.
“Nuk e pash topin në golin e parë, pasi lojtarët i kisha para meje. Tifozët çekë më kanë thënë gjëra raciste”.
“Unë nuk i kam dëgjova ata dhe reagova si një profesionist. Nuk kam dëgjuar asgjë çfarë thanë ata”, ka shtuar më tej gardiani ynë.
Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve.
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...