Argjentina ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Copa Americas pasi mposhti Ekuadorin në çerekfinale pas ekzekutimit të pënalltive.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, ku kombëtarja e Argjentinës e nisi më mirë duke shënuar përmes Lisandro Martinezit në minutën e 35-të.
Ekuadori në minutën e dytë shtesë barazoi me golin e Rodriguezit.
Ndërsa Ekuadori humbi një rast të artë në minutën e 62-të, kur Valemcia e humbi penalltinë që e priti Martinezi.
As vazhdimet nuk prodhuan asnjë gol kështu që lotaria e penalltive do të vendoste fatin e kësaj ndeshje.
Më të saktë në gjuajtjet nga 11-metra ishin kombëtarja e drejtuar nga Scaloni që qëlluan plot herë ndërsa kundërshtarët vetëm dy sosh.
Tek Argjentina, vetëm fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi dështoi të shënoj nga pika e bardhë e penalltisë.
Argjentina në gjysmëfinale takohet me fituesin e ndeshjes Venezuelë-Kanada./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...