FC Prishtina ka vazhduar me transferimet e reja.
Kryeqytetasit zyrtarisht kanë transferuar Ardian Mujën e Trepçës ’89.
Klubi përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar blerjen e re. 25 vjeçari me Prishtinën ka firmosur kontratë dy vjeçare.
“Futbollisti i shumë pozitave në fushë, Ardian Muja, 25 vjeç, ish-futbollisti i Trepçës në gjashtë edicionet e fundit, së fundmi edhe kapiten, i Trepçës ’89, ka nënshkruar për dy vite me ekipin tonë. Në edicionin e fundit, Muja ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Ndërkaq, Muja duke folur për herë të parë si lojtar i skuadrës “bardhekaltër”, tha se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e klubit më të madh në vend.
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë Muja.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...