Manchester United pësoi një disfatë të rëndë në Champions League teksa u mposht në transfertë nga Copenhagen me shifrat 4-3. “Djajtë e Kuq” kaluan dy herë në avantazh, por në asnjë prej rasteve nuk ia dolën ta ruanin rezultatin, madje u përmbysën dhe tashmë kualifikimi për në raundin pasardhës është vendosur seriozisht në dyshim.
Anglezët mbajnë vendin e fundit dhe në dy ndeshjet e radhës luajnë në transfertë ndaj Galatasaray e më pas presin në “Old Trafford”, Bayern Munich. Pas sfidës në Danimarkë, trajneri Erik ten Hag u ankua për kartonin e kuq të dhënë ndaj Marcus Rashford në fundin e pjesës së parë ndërsa gjithashtu theksoi se goli i parë i Copenhagen ishte për t’u anuluar.
“Ai karton i kuq dhe mënyra se si u gjykua kjo ndeshje, nuk ka të bëjë fare me futbollin. Në golin e parë të Copenhagen një lojtar i tyre qëndronte para Onanës dhe ai gol duhej anuluar për pozicion jashtë loje.
Kjo ndeshje nuk duhej të shkonte në këtë mënyrë, nuk ka lidhje me futbollin. Jam dakord që arbitrat duhet të marrin vendime të vështira në fushë dhe mund të gabojnë, por jo në këtë mënyrë. Më mbetet vetëm të marr më të mirat e ndeshjes, më pëlqeu fakti që edhe me 10 lojtarë sërish ishim në kontroll të lojës. Sjellja e skuadrës në fushë ishte e shkëlqyer, nuk mund t’i bëj asnjë kritikë ekipit”, u shpreh Ten Hag.
Vlen të theksohet se kjo disfatë ishte në vazhdën e startit negativ që Manchester United i ka bërë këtij sezoni, pasi disfata ndaj Copenhagen ishte e nënta në 17 ndeshje për “Djajtë e Kuq”./ss
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci