Arbër Zeneli ka qenë heroi i Elfsborg në fitoren e sotme në udhëtim ndaj Häcken, duke realizuar golin e fitores në minutën e 87-të.
30-vjeçari hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes me një finalizim të bukur për rezultatin përfundimtar 1:2 në javën e 18-të të elitës suedeze.
Ky ishte goli i parë sezonal për Zenelin, i cili synon të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të vështirë me lëndime.
Në këtë takim, titullar ishte edhe vëllai i tij, Besfort Zeneli, i cili zhvilloi një paraqitje solide për 90 minuta.
Në portën e Häcken, gjithashtu për 90 minuta, qëndroi gardiani i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Me këtë fitore Elfsborgu ngritet në pozitën e tretë me 35 pikë./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend