Arbër Potoku: Do jetë një ndeshje e vështirë por duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, kjo është një përparësi për ne

21:02 | 6 Gusht 2025
D.H

Ballkani luan ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës ndaj Shamrock Rovers.

Një ditë para këtij takimi në konferencë për media ka dal trajneri Orges Shehi, së bashku me futbollistin Arbër Potoku, shkruan Arbresh.info.

Mbrojtësi anësor i Ballkanit tha se duhet të shfrytëzohet faktori fushë, ditën e nesërme.

“Fakti që jemi në këtë fazë tregon se kemi shansin tonë. Kemi krijuar përvojë, por edhe Shamrock ka eksperiencë, madje vitin e kaluar shënoi suksesin më të madh në historinë e saj. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, kjo është një përparësi për ne”, ka thënë, Potoku.

Më tej ai foli për pjesën defensive të Ballkanit, ku në ndeshjet ndaj Florianas, klubi ka pësuar gola të lehtë.

“Është e vërtetë që kemi pësuar gola të lehtë, përfshirë një penallti që nuk ekzistonte, por nuk kishte VAR. Edhe nga kundërsulmet kemi pësuar, por kemi punuar për të evituar këto gabime. I kemi analizuar me kujdes dhe e pranoj se duhet të jemi më të vëmendshëm. Shamrock ka disiplinë taktike në të dy fazat e lojës, prandaj duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për të pësuar sa më pak dhe të jemi ne ata që do të përfitojmë në gabimet e kundërshtarit”, ka mbyllur mbrojtësi i majtë me përvojë, Arbër Potoku.

Ballkani luan ndeshjen e parë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale