Ish mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa nuk ka dyshime që Cristiano Ronaldo do të qëndroj te kampioni evropian.
Ronaldo ka qenë duke kërkuar transferimin larg nga fituesi në La Liga pas raporteve që nuk është i kënaqur me çështjen e taksave në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Portugalisë ka hedhur poshtë raportet nga autoritetet spanjolle për mashtrim tatimor.
Arbeloa, i cili ka fituar dy tituj në Ligë të Kampionëve gjatë kohës së tij në Madrid, ka thënë se ai është i sigurt që Ronaldo do të qëndroj në klub.
“Ai është shumë inteligjent. Kur të vije momente perfekt për të folur, ai do ta bëjë këtë”, tha Arbeloa.
“Ne duhet t’i japim atij besimin tonë. Ai është lojtari jonë i veçantë dhe ne i besojmë atij plotësisht. Të gjithë e njohim atë shumë mirë. Ai nuk e fsheh këtë. Ai do të thotë se do të jetë ende në Madrid, nuk kam dyshime për këtë”
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo takim sekret me drejtorin e klubit të madh evropian
Ronaldo ka fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve dhe dy në La Liga gjatë kohës së tij në Real Madrid, por vazhdon të kërkohet për rikthehem te ish klubi i tij – Manchester United dhe gjiganti francez Paris Saint Germian./arbresh.info
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...