Real Madridi fitoi ndaj Rayo Vallecanos 2-1 në një paraqitje të dobët të “Los Blancos”, të cilët i siguruan tri pikët falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kylian Mbappé në minutën e 100-të.
Ishte një ndeshje e dobët për ekipin madrilen, që arriti të imponohet vetëm pasi Rayo Vallecano mbeti me një lojtar më pak.
Paraqitja e zbehtë e Real Madridit nuk kaloi pa u vënë re dhe ka habitur shumëkënd vendimi i trajnerit Álvaro Arbeloa lidhur me skuadrën.
Trajneri i Real Madridit ka vendosur t’u japë lojtarëve dy ditë pushim, raporton El Mundo Deportivo.
Skuadra do të rikthehet në stërvitje të mërkurën, më 4 shkurt.
“Los Blancos” do të nisin përgatitjet për përballjen e radhës në Mestalla ndaj Valencias, që do të zhvillohet të dielën, më 8 shkurt, nga ora 21:00./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...