Ronald Araujo merr pushim nga Barcelona për shkak të gjendjes mendore.
FC Barcelona i ka dhënë mbrojtësit uruguaian Ronald Araujo një pushim të merituar, pasi lojtari po përballet me vështirësi mendore që kanë ndikuar në paraqitjet e tij këtë sezon.
Sipas asaj që ka konfirmuar një burim për ESPN, fizikisht Araujo ka qenë në rregull gjatë gjithë sezonit, por nga ana mendore nuk ka qenë qind për qind prej kohësh. Vetë lojtari ka kërkuar kohë për t’u rikuperuar.
Klubi ka pranuar menjëherë kërkesën, duke treguar mbështetje të plotë për njërin nga liderët e skuadrës. Barcelona pritet t’i japë Araujo-s kohën e nevojshme që ai të rikthehet vetëm kur të ndihet plotësisht gati.
Arauajo ishte cak i shënjestrës nga tifozët pas kartonit të kuq që e mori me Chelsean. Në këtë sfidë Barça u mposht 3-0 nga “Blutë e Londrës” në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...