Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ndeshja e javës së 14-të e Kategorisë së Parë, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike, thotë FSHF-ja.
Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet.
Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
Çfarë ndodhi në Iliria – Skënderbeu
Klubi i Skënderbeut ka pohuar se trajneri dhe disa lojtarë të tyre janë dhunuar në stadiumin e Ilirisë së Fushë Krujës.
Skënderbeu udhëtoi drejt Fushë Krujës ku do të ndeshej me vendasit e Ilirisë në stadiumin “Redi Maloku”. Por, aty ka gjetur një reagim të dhunshëm nga ana e vendesve, sipas klubit korçar.
Në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale, Skënderbeu shkuan: “Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes”.
“Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll”.
“Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, përfundon deklarata e bardhekuqëve.
Sipas asaj që mëson “Albanian Post”, veç trajnerit Gjoka, pre e dhunës kanë mbetur edhe tre futbollistët Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.
Kujtojmë se përplasjet mes dy klubeve kanë qenë të vazhdueshme. Korçarët kanë fituar dy herë kundër fushë-krujasve. Një fitore 2-0 në përballjen e parë këtë sezon në kampionat dhe një fitore 4-2 në Kupën e Shqipërisë.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia