David Haye ka vendosur të shtyjë meçin e tij me Tony Bellew për datën 24 mars ose 5 maj.
Boksieri britanik i peshave të rënda ka lënduar bicepsin e tij gjatë një rrëzimi në shkallë.
Haye i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së sotme dhe pritet që të shërohet shumë shpejtë.
36 vjeçari ka pranuar se meçi mund të ndodh në Mars ose në Maj.
“Jam i dëshpëruar që duhet të deklarojë se ri-meçi me Tony Belleë është shtyrë deri më 24 mars ose 5 maj”, tha Haye.
“Edhe pse kishte spekulime, unë isha në formë përfekte, tashmë peshojë më pak se para pesë viteve, mezi pres të rikthehem në ring. Isha i gatshëm të rishkruaja përfundimin e sagës Haye Bellew”, përfundoi boksieri britanik.
Bellew dhe Haye kanë pasur të takohen me 17 dhjetor, pasi në meçin e zhvilluar në mars të këtij viti, kishte fituar Bellew.
/arbresh.info/
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...