Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka hedhur poshtë raportet rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësi Giorgio Chiellini në Stamford Bridge.
Ylli i Juventusit është kërkuar vazhdimisht për transferim nga kampioni në fuqi i Anglisë, por trajneri Antonio Conte ka hedhur poshtë këto thashetheme, transmeton portali arbresh.info.
Kur është pyetur rreth nënshkrimit me reprezentuesin italian, Conte tha:
“Jo, unë duhet të jem i sinqertë. Giorgio është një lojtar fantastik por mendoj se ai dëshiron të përfundoj karrierën në Juventus. Mendoj se është e duhur për të që të përfundoj karrierën e tij në këtë mënyrë”
“Unë përpiqem për t’i dhënë mendimin tim klubit dhe më pas klubi duhet të marrë vendimin më të mirë për skuadrën. Unë jam vetëm një trajner. Puna ime kryesore është për të punuar me lojtarët e mi, për të përmirësuar ata dhe skuadrën”
“Nëse klubi përpiqet për të më pyetur diçka rreth skuadrës, unë do të përpiqem për t’i dhënë mendimin”
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe