Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ka folur për paraqitjen e belgut, Eden Hazard, në humbjen 2 me 1 ndaj Manchester United.
Chelsea edhe pse startoi më mirë takimin dhe ishte në pjesë të parë, skuadër më e mirë, nuk ia arriti të shmangte humbjen.
Kampionët shënuan të parët, nëpërmjet brazilianit Willian, i cili u asistua nga Hazard, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, trajneri italian nuk është ndarë edhe aq shumë i kënaqur me paraqitjen e Hazardit në derbi.

Conte ka thënë se 27 vjeçari duhet të punojë më shumë edhe kur nuk e ka në këmbët e tij topin.
“Zëvendësimi i Hazarditi ishte vendim taktik”, deklaroi Conte.
“Ne është dashur të mbajmë përformancën e njëjtë për 90 minutat, dhe ne nuk kishim balancin e duhur, çdo lojtarë duhet të punojë me top dhe pa top”, shtoi italiani.
Conte sygjeroi se reprezentuesi belg është lodhur nga ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Barcelonës, duke harxhuar energjinë e tij.
“Unë mendoj se ai nuk kishte më energji. Në pjesë të parë vrapoi shumë, po ashtu edhe në të dytën, por kur unë e shoh se një lojtar është lodhur, duhet të ndërrojë situatën”, përfundoi Conte.
Chelsea pas kësaj humbje renditet në pozitën e pestë me 53 pikë. /arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës