Inter Milan-i është i interesuar për transferimin e yjeve nga Manchester United-i dhe Chelsea.
Trajneri Antonio Conte, ka interesimin për dy yjet e Chelsea-s, N’Golo Kante dhe Emerson Palmieri dhe qendërmbrojtësin e Manchester United-it, Chris Smalling.
Sipas Gazetta, Conte mendon se Smalling ka eksperiencën e duhur që t’iu ndihmojë të jenë kandidat për titull edicionin e ardhshëm.
Kurse, më herët ka punuar me Kante dhe Palmieri për dy vite, andaj është në dijeni të formës së tyre.

Conte nga Premierë Liga që nga sezoni i kaluar ka transferuar Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Victor Moses, Christian Eriksen dhe Ashley Young, por ende dëshiron lojtarë të tjerë.
Conte gjithashtu është i interesuar për shqiptarin Marash Kumbulla, për të cilin thuhet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Transferimi i tre yjeve nga Premierë Ligë do t’iu kushtojë rreth 100 milionë euro./arbresh.info
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...