Mesfushori Christian Eriksen, do testohet në një pozitë të re, derisa Inter është duke u përgatitur për përballjen ndaj Napoli-t në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë që u zhvillua në “San Siro” përfundoi me rezultat 1 – 0, kurse fituesi do vendoset me 13 qershor, derisa finalja do zhvillohet me 17 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve të fundit, Antonio Conte ka përgatitur taktika të reja për përballjen ndaj Napoli-t.

Ai do ndryshojë formacionin nga 3-5-2 në 3-4-1-2, derisa Eriksen do ndodhet pas dy sulmuesve Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Kjo do i jep me shumë hapësirë Marcelo Brozovic dhe do këtë mundësi të formojë lidhje më të mira me Eriksen.
Alessandro Bastoni, Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij priten të jenë në mbrojtje./arbresh.info.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri