Antonela Berisha, ish-banorja e Big Brother, njihet nga të gjithë si një vajzë që shkakton polemika dhe debat kudo ku shkon.
Deklaratat e saj komentohen shpesh në rrjet, pasi Antonela nuk mendohet dy herë kur flet. Së fundmi një tjetër deklaratë e saj po bën xhiron e mediave.
E ftuar në emisionin “E diell”, Antonela është pyetur nga moderatorja se “cili person publik i ka shprehur dashurinë ose pëlqimin”.
Pa hezituar aspak, ish banorja VIP, ka thënë emrin e sulmuesit italian, Mario Balotelit. Ajo tregoi gjithashtu se me ish-futbollistin e Milanit dhe të Interit ishte takuar në Milano, madje dhe se ai kishte insistuar ta takonte.
“E kam takuar Balotelin në një lokal në Milano. Futi shokë që të më ngacmonte dhe u afrua. Erdhi më foli dhe bëmë muhabet vetëm 2 minuta dhe kaq. Më tha që je e gjatë, e madhe e gjëra të tilla. Kjo histori nuk vazhdoi pasi ai nuk është tipi im”, tha ajo.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...