Antoine Griezmann personalisht ka telefonuar Jose Mourinhon për të njoftuar trajnerin e Manchester United rreth qëndrimit të tij në Atletico Madrid.
Ylli i Francës raportohet se ka folur me trajnerin portugez rreth arsyeve të vendimit të tij për të vazhduar qëndrimin te klubi në La Liga për të paktën edhe një vit, transmeton portali arbresh.info.
Mediat angleze raportuan se Manchester United është i gatshëm të aktivizoj klauzolën e tij të blerjes prej 86 milionë funta dhe lojtari kishte gjithashtu dëshirë për transferim.
Besohet që superylli ka telefonuar Mourinhon për t’i shpjeguar arsyet për qëndrim, jo shumë gjatë pas postimit të tij në rrjetin social Twitter duke konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra në la Liga.
Romelu Lukaku, Alvaro Morata dhe Andrea Belotti tani konsiderohen opsionet kryesore të trajnerit portugez për linjën frontale./arbresh.info
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...