Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonio Griezmann raportohet se e ka informuar klubin e tij se dëshiron të largohet këtë verë.
Manchester United ka qenë duke kërkuar transferimin e Griezmannit, i cili është shënjestër kryesore për transferim këtë verë e trajnerit Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi francez ka një klauzolë prej 86 milionë funta në kontratën e tij me Atleticon, tarifë të cilën Manchester United është i gatshëm ta paguaj.
Griezmann, i cili ka shënuar 23 gola brenda 53 paraqitje këtë sezon, i ka treguar Atleticos se dëshiron të largohet nga klubi.
Antonio Rueiz, një gazetar që mbulon skuadrën e Atletico Madridit, ka zbuluar për radio stacionin ‘Deportes COPE’ se “Griezmann ka kërkuar te hierarkia e klubit se dëshiron të largohet”./arbresh.info
ATLÉTICO DE MADRID | @RuizAntonito: "Griezmann le ha transmitido a la zona noble del club que quiere salir".
— Deportes Cope (@deportescope) May 30, 2017
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun