Antoine Greizmann i ka treguar Barcelonës së është i gatshëm të transferohet në Nou Camp, sipas disa raportimeve në Spanjë.
Sulmuesi francez dëshiron një garanci nga drejtuesit e klubit katalan se ai do të jetë zëvendësuesi i superyllit, Lionel Messi, si sulmuesi kryesor i skuadrës, transmeton arbresh.info.

Burimet e Diario Gol, ka zbuluar se Greizmann dëshiron t’i bashkohet Barcelonës por vetëm me ‘kushtet e tij’. Këto kushte janë që ai të jetë sulmuesi kryesor dhe jo Lionel Messi.
Sipas Diaro Gol, trajneri i Ernesto Valverde është i interesuar që ta bëj Greizmannin sulmuesin kryesor për sezonin e ardhshëm.
Greizmann në këtë sezon nuk është duke kaluar në formë të mirë pasi deri më tani ka shënuar vetëm tre gola.

Tashmë Barcelona ka një plan si ta transferoj francezin, pasi është bërë një shprehi nga klubi katalanas të transferojë lojtarë francez si Samuel Ummtiti, Lucas Digne dhe Ousmane Dembele.
Ky fakt supozohet se do ta ndihmojë Barcelonën ta kompletojë transferimin e 26 vjeçarit. /arbresh.info/

Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri