Kampioni i botës për pesha të rënda në boks, Anthony Joshua është tallur duke thënë se mund të përfundoj në futboll pasi shpërndau një video duke goditur shtyllën horizontale.
Joshua shfaqi këmbën e tij të djathtë të mrekullueshme kur lansoi një goditje bombastike që përfundoi në shtyllën horizontale, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari ishte së bashku me ish mbrojtësin e Real Madridit dhe Juventusit, Fabio Cannavaro.
“Sfida për transversale. Unë duhet të qëndroj në futboll! Boksi ka shumë idiota..”, shkroi Joshua në videon e postuar në Instagram.
Ai postoi gjithashtu një foto të tij me Cannavaron, i cili udhëhoqi Italinë duke i siguruar trofeun në Kampionatin Botëror të vitit 2006./arbresh.info/

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...