Joshua është i vendosur për një rikthim në Londër për ndeshjen e tij të radhës.
Menaxheri i Joshua ka treguar se boksieri dëshiron që ndeshja e tij e radhës të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, e ku me shumë gjasë kundërshtari i tij do të jetë Kubrat Pulev, transmeton Indeksonline.
Po ashtu menaxheri tregoi se janë shumë afër organizimit të kësaj ndeshje, duke e pranuar se kanë zhvilluar takime për ta bërë këtë ndeshje të mundur.
“Ne kemi pasur oferta nga Afrika, Amerika, Turqia” ka thënë ai.
Mirëpo sipas tij Joshua e ka bërë shumë të qartë që dëshiron të rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës.
“Dua të kthehem në shtëpi. Unë dua të boksoj në Londër. Unë kam qenë në Madison Square Garden, kam qenë në Arabinë Saudite, më sillni në shtëpi. Harrojini ofertat e tjera, më sillni në shtëpi” këto ishin fjalët që Joshua i kishte thënë menaxherit të tij.
Sipas këtyre raportimeve Anthony Joshua është i gatshëm të boksoj në qershor të këtij viti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...