Ansu Fati pëson aksident trafiku pak ditë para Botërorit

21:23 | 14 Nëntor 2022
KRG

Ansu Fati është involvuar në një aksident trafiku në Barcelonë të dielën. Sulmuesi i Barcelonës është ftuar nga Luis Enrique për Botërorin e Katarit, teksa ka goditur dhe rrezuar një motoçiklist teksa po parkonte makinën e tij.

Personi i lënduar, i cili është rrezuar në tokë, ka lënduar gjurin dhe është shoqëruar në spital nga sulmuesi, i cili ishte shumë i shqetësuar për gjendjen e tij pas incidentit.

Kjo, sipas Cadena Ser, transmeton GazetaExpress, e cila ka shtuar që Fati – i cili nuk ka pësuar ndonjë lëndim në aksident – është duke qëndruar në kontakt me motoçiklistin se si po rikuperohet nga lëndimi.

Java e zënë e Ansu Fatit

Incidenti vjen pas një jave shumë të lumtur për Ansu Fati, në të cilën ai u ftua në Botërorin e Katarit, i pari në karrierën e tij të shkurtër.

Pavarësisht lëndimeve, të cilët i ka lënë pas, sulmuesi është ftuar për të luajtur për Kombëtaren e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka festuar kohëve të fundit thirrjen e tij në Botëror në Katar me Spanjën. Ai e ka bërë këtë me disa nga shokët e tij të skuadrës të cilët i dhanë fund një viti të komplikuar të tij.

Në 14 paraqitje në La Liga këtë sezon për Barcelonën, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asiste, që kanë treguar një rikthim të mirë të tij. Megjithatë, ai nuk ka shënuar apo asistuar në asnjë gol në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale