Jose Mourinho beson se ai trajtohet ndryshe nga Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, duke sugjeruar se, derisa veprimet e tij në vijën anësore mund të sjellin sanksione, të tjerët lartësohen për shkak se e shfaqin pasionin.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, i cili u shkarkua nga detyra në “Old Trafford” në dhjetor, ka histori të ndërlikuar të sjelljes së tij në vijën anësore, sidomos për mënyrën famëkeqe duke u përleshur me trajnerët kundërshtarë në një numër rastesh gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai thotë se homologët e tij, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt trajtohen më mirë kur bëjnë gjeste të ngjashme pranë vijës anësore.
“Disa njerëz e ngatërrojnë pasionin me kontrollimin e emocioneve. Do t’jua jap një shembull dhe do ta kuptoni se kam të drejtë. Situata të ngjashme, unë me trajnerët të tjerë, pasoja të ndryshme”, tha Mourinho për BeIN Sports.
“Kur Mourinho sillet keq në vijën anësore, kur Mourinho e shkelmon një shishe, kur Mourinho e bën këtë e atë, ai suspendohet, dhe paguan për këtë. Kur e bën Jurgen Klopp, ai është i veçantë, kur e bën Pep Guardiola, ai është i veçantë, kur e bën Mourinho, ai përjashtohet”, theksoi ai.
Ali Ahmeti për vdekjen e Dacit: Kosova nuk ka humbur vetëm n...
Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombë...
“Mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontri...
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...