Kombëtarja e Anglisë ka siguruar tanimë një biletë për Kampionatin Evropian, Euro 2020.
E në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Euro 2020, ‘Tre Luanët’ do të përballen me Kosovën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Anglezëve iu mjafton vetëm një pikë për ta ruajtur pozitën e parë në grupin A.
Trajneri Gareth Southgate pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion, ku do të ketë hapësira për lojtarët që nuk kanë luajtur shumë në këto kualifikuese.
Porta do t’i besohet portierit rezervë Nick Pope, derisa në mbrojtje do të jenë Trippier, Tomori, Mings e Rose.
Declan Rice do të jetë në mesfushë së bashku me Oxlade-Chamberlain e Winks, ndërsa treshja e sulmit do të jetë e frikshme me Raheem Sterling, Callum Hudson-Odoi e Tammy Abraham.
John Stones, Harry Kane, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Harry Maguire, Alexander Arnold dhe portieri Pickford pritet të pushojnë në këtë takim.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...