Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, do të te Kosova për dy ndeshjet e radhës.
Ai do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7 dhe 10 qershor.
Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesorë në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku.
Futbollisti i cili aktivohet në pozitën e mesfushorit, në edicionin e ka shfaqur formë shumë të mirë me ekipin Eskilstuna në Suedi.
Futbollisti i lindur në Prizren e ka konfirmuar ftesën në një prononcim për zëri.info.
“Tashmë kam pranuar ftesë për dy ndeshjet e qershorit. Së pari jam munduar që ta kryejë punën time me ekipin e pastaj të tjerët janë që e vlerësojnë dhe e vendosin”.
“Është kënaqësi, nuk ka fjalë që e përshkruan përfaqësimin e shtetit. Secili futbollist e ka ëndërr”, ka thënë ai.
Rashkaj ka luajtur në Kosovë për Prishtinën, ku zhvilloi vetë disa ndeshje.
29-vjeçari do ta zëvendësojë mesfushorin e Luzernit, Hekuran Kryeziu i cili është i lënduar dhe nuk pritet që të rikuperohet gjatë këtij viti.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...