Ish kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Sandnes Ulf.
Rashkaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e ri, Esklistua dhe do ta mbajë atë deri në vitin 2019.
27-vjeçari u shpreh i lumtur që është transferuar te skuadra e tij e re, Eskilstua.
“Ndihem shumë mirë. Unë pres që të luaj në Allsvenskan përsëri. Kjo sidomos me një klub sic është Eskilstuna, kjo do të jetë një kënaqësi e madhe. Stili im i lojës, shpresoj se do të përshtatet mirë me ekipin. AFC ka lojtarë shumë teknik”, ka thënë Rashkaj për faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë se Rashkaj ishte kapiten i Kosovës në ndeshjet e para të përfaqësueses sonë, ku bëri tri paraqitje.

Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...