Ikona e Barcelonës, Andres Iniesta e pranon se do të dëshironte të kishte fituar më shumë tituj në Ligë të Kampionëve.
34-vjeçari ka fituar katër trofe evropian me gjigantin katalunas para largimit për transferim në Japoni duke nënshkruar me skuadrën Vissel kobe, transmeton portali arbresh.info.
“Do të doja të fitoja më shumë Liga të Kampionëve, por mendoj se njerëzit duhet të ndihen krenar për atë që ata kanë arritur sepse kjo është ajo që i bënë ata të lumtur”, ka thënë Iniesta për Club del Deportista.
“Real Madridi ka fituar tituj në Ligë të Kampionëve dhe ata janë të pakënaqur sepse nuk kanë fituar titujt në ligë që një tjetër klub i ka fituar”
“Është e vërtetë që në vitet e mëparshme në Barcelonë, ne kemi pasur një skuadër që mund të kishte bërë më shumë hapa në Ligë të Kampionëve”, përfundoi Iniesta./arbresh.info/
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...