Andrea Pirlo mund të vendos që të rikthehet nga pensionimi që të luaj për skuadrën gjysmë-profesionale në Australi, Avondale FC.
Mjeshtri i mesfushës la pas atletet nëntorin e kaluar pas tri sezoneve te skuadra në MLS, New York City FC, transmeton portali arbresh.info.
‘Fox Sport’ raporton që 39-vjeçari mund të bëjë një paraqitje për skuadrën e Premierë Ligës Ndërkombëtare, Avondale, në përballjen e tyre në çerekfinale të Federatës së Futbollit të Australisë kundër Sydney FC të mërkurën e ardhshme.
Avondale ka qenë në bisedime me fituesin italian të Kampionatit Botëror që një kohë dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të siguruar superyllin para ndeshjes së javës së ardhshme.
Në rast se ai luan përkohësisht në Australi, ai do të ndjek hapet e legjendës tjetër të Juventusit, Alessandro Del Pieros, i cili shpenzoi dy sezone te Sydney FC.
Pirlo është vlerësuar si njëri nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij.
Ai ka fituar gjashtë tituj në Serie A dhe dy tituj në Ligë të Kampionëve me AC Milanin dhe Juventusin./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit