Barcelona është e gatshme për të shitur mesfushorin e pa favorizuar Andre Gomes këtë verë për një tarifë të vogël prej vetëm 22 milionë euro.
Reprezentuesi portugez duket se do të largohet nga klubi në Camp Nou këtë verë dhe mund t’i lejohet largimi për një tarifë shumë të vogël për shkak të dëshirës së tij gjithashtu për largim, transmeton portali arbresh.info.
‘El Mundo Deportivo’ raporton që “Blaugranët” janë të hapur për këtë marrëveshje pavarësisht se ata shpenzuan 55 milionë euro për të nënshkruar me të nga Valencia në verën e vitit 2016.
Ish lojtari i Benficas ka pranuar se “gjërat nuk kanë shkuar mirë” për shkak të formës së tij të dobët.
Gomes, i cili nuk ka qenë i përfshirë në skuadrën e Portugalisë për Kampionatin Botëror, është përfolur në të kaluarën për transferim te Juventusi./arbresh.info/
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...