Andre Gomes ka kaluar të largohet nga Barcelona këtë verë pas vetëm dy sezoneve me klubin.
Reprezentuesi i Portugalisë iu bashkua “Blaugranëve” në një marrëveshje prej 55 milionë euro nga Valencia gjatë verës së vitit 2016, por nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës startuese në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari nuk është i favorizuar te gjiganti katalunas derisa Andres Iniesta, Sergio Busquets, Paulinho, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho shihen si opsione më shumë të preferuara në mesfushë.

‘El Mundo Deportivo’ raporton që lojtari ka kërkuar tani të largohet nga klubi derisa kampioni italian – Juventusi thuhet të jetë tepër i interesuar për transferimin e tij.
Muajin e kaluar, Gomes ka zbuluar në një intervistë mjaftë të sinqertë duke pranuar se është “ndier i turpëruar” të largohet nga shtëpia e tij te qyteti katalunas për shkak të nivelit të performancës së tij./arbresh.info/
Ivanka Trump vijon qëndrimin në Vlorë, viziton zonën e Zvërn...
Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëv...
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton me 8...
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë...
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davo...