Sipas raporteve të mediave spanjolle, Andre Gomes ka kërkuar të largohet nga Barcelona këtë verë pas vetëm dy sezonesh me klubin katalunas.
Mesfushori portugez u bashkua me Blaugranët në një kontratë prej 55 milionë eurosh nga Valencia në verën e vitit 2016, transmeton Telegrafi.
Por, Gomes nuk arriti të vendosë veten si titullar i rregullt në ekipin e parë në Camp Nou, as në urdhrat e Luis Enriques, por as të Ernesto Valverdes.
24-vjeçari ka mbetur nën hijen e gjigantëve të mesfushës katalunase si Andres Iniesta, Sergio Busquets, Paulinho, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, mes opsioneve të preferuara në mesfushë.
Raporti i gazetës El Mundo Deportivo sqaron që tani Gomes ka kërkuar largimin nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni.
Gazeta spanjolle raporton gjithashtu se kampionin italian, Juventus, është shumë i interesuar të flasë me të në lidhje me një lëvizje gjatë verës.
Muajin e kaluar, Gomes dha një intervistë në të cilën ai pranoi ‘ndjenjën e turpshme’ për të lënë shtëpinë e tij në qytetin katalunas për shkak të niveleve të tij të performancës.
Megjithatë, pas kësaj interviste të gjithë akterët në skuadrën e Barcelonës i kanë dal në mbrojtje lojtarit portugez.
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të godasim burimin e çdo sulm...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...