Carlo Ancelotti është treguar kritik përkundër fitores së Real Madridit ndaj Almerias.
“Los Blancos” fituan me përmbysje në udhëtim pasi fillimisht e gjetën veten në disavantazh.
Trajneri italian thotë se kampionit aktual spanjoll dhe evropian i mungoi freskia.
Ai ka folur edhe për individët, duke e pranuar se pret më shumë nga lojtarët e rinj.
“E nisëm lojën keq, na shënuan menjëherë gol dhe më pas loja na u komplikua. Nuk e kishim freskinë për të luajtur me shpejtësi në sulm, ata u mbyllën mirë në mbrojtje. Kemi gjuajtur shumë, por kishim vështirësi për ta hapur serinë e golave. Në pjesën e dytë ata ishin paksa më të lodhur dhe ne kishim më shumë kontroll dhe më shumë mundësi”, deklaroi fillimisht Ancelotti pas lojës.
“Tchouameni e Camavinga? Sot nuk e demonstruan kualitetin që ua shohim në stërvitje. Por, është normale sepse janë mjaft të rinj dhe kjo fanellë peshon. Është një çmim që duhet ta paguajmë dhe do ta paguajmë me kënaqësi sepse ata janë mjaft të mirë”, vazhdoi ai.
“Zëvendësimi i Alabas? Ai gjuan mjaft mirë, zëvendësimi ishte në momentin kur kishte ardhur ajo gjuajtje e lirë dhe gjuajti në mënyrën më të mirë të mundshme, Nuk ishte një ndeshje spektakolare, por duhet t’i kemi parasysh shumë gjëra, siç është ndeshja e së mërkurës”, përfundoi “DonCarlo”.
Real Madridi synon ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë dhe të tregohet përsëri i suksesshëm në garat evropiane.
“Los Blancos” e fituan Superkupën e Evropës javën e kaluar pasi e mundën Eintracht Frankfurtin 2:0. /GE/
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter