Carlo Ancelotti ka habitur me përgjigjen e tij, kur mediat e pyetën nëse do të shkonte në Arabinë Saudite për një shumë të majme parash.
Pyetja ishte nëse Ancelotti do të shkonte në Arabinë Saudite për 500 milionë euro, ndërsa trajneri i Real Madridit tha se për atë shumë parash ai do të ecte në këmbë deri atje.
“Nëse unë do të shkoja për 500 milionë euro në Arabinë Saudite? Shikoni, unë as nuk do të rezervoja fluturimin (me aeroplan). Unë do të ecja me këmbët e mija për të shkuar atje”, tha Ancelotti.
“Jo, po bëj shaka. Nuk më duhen paratë. Bota me të vërtetë po ndryshon dhe ne do të vazhdojmë të ndryshojmë”, shtoi më tej trajneri i Realit.
Si duket Ancelotti ka bërë vetëm shaka, por ka spekulime që e lidhin teknikun italian seriozisht me stolin e Kombëtares së Brazilit./lajminet
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës