Haaland ka qenë në formë të shumë të mirë për Manchester City këtë sezon, dhe tashmë ka thyer rekordin e golave në Premier League, me tre ndeshje ende për t’u luajtur për kampionët në fuqi.
Megjithatë, ai u mbajt i heshtur gjatë ndeshjes së parë të javës së kaluar, kryesisht falë paraqitjes së Antonio Rudiger.
Pavarësisht kësaj, ai do të jetë ende një kërcënim i madh për ndeshjen e dytë të së mërkurës në “Etihad Stadium”.
Carlo Ancelotti, duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, e kupton plotësisht se sa problem mund të jetë Haaland, megjithëse nuk është fokusi i tij i vetëm në lidhje me Man City.
“Kur vlerësojmë një ekip, nuk fokusohemi vetëm te një lojtar. Në tërësi, duhet t’i qasemi mirë aspektit mbrojtës të lojës me stafin stërvitor.”
Nuk ka dyshim se Haaland është aktualisht sulmuesi më pjellor për momentin.
Megjithatë, Real Madridi do ta dijë se mund ta shfuqizojë kërcënimin e tij, pasi e ka bërë këtë në ndeshjen e parë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...