Në mediat e ndryshme vazhdon të flitet rreth së ardhmes së Alvaro Moratas, i cili shënoi ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Madje disa media raportuan se ai do të kthehet tek Real Madridi për 30 milion euro. Por në një deklaratë për ‘La Gazzetta dello Sport’, trajneri aktual i Realit e mohoi këtë.
“ Alvaro ka nevojë të luaj. Ai është i ri dhe dëshiron të luaj tek një skuadër e cila i jep më tepër hapësirë. Atë e kërkuan shumë skuadra, por ai vendosi të shkoj tek Juventus”, deklaroi Ancelotti.
“ Ai luajti shumë pak tek ne sezonin e kaluar, por në ato pak raste kur luajti u paraqitë shumë mirë. Ai është një sulmues modern, i shpejtë dhe luftarak. Ai ka një klauzolë tek kontrata e tij që mund të kthehet tek Real Madridi, por besoj se ai do të qëndroj tek Juventus”.
Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër...
Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më...
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Për...
Lokomotiva e Moskës heq dorë nga Daku, shkak çmimi i tij i l...
Zelensky ndërpret papritur vizitën në Gjermani
Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, policia: Nuk ka persona ...