Carlo Ancelotti beson se skuadra e tij do të luaj kundër trashëgimtarëve të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit kur ata të presin si nikoqir Paris Saint Germainin të martën.
Napoli nis ndeshjen në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germainit me vetëm një pikë të siguruar nga tri ndeshjet e zhvilluara deri tani në kuadër të Grupit C, transmeton portali arbresh.info.
12/12 RECORD BATTU ???? @PSG_inside pic.twitter.com/uWuTZgtI3J
— Kylian Mbappé (@KMbappe) November 2, 2018
Por Ancelotti, i cili drejtoi PSG-në për dy vite, është në dijeni për lojtarët e talentuar që Thomas Tuchel ka në dispozicion, veçanërisht dyshen – Kylian Mbappe dhe Neymar.
Fituesi i Kampionatit Botëror, Mbappe është ndër favoritët për Topin e Artë këtë vit ndërkohë që çmimi i shumë lakmuar pritet të fitohet nga dikush tjetër para Ronaldos dhe Messit për herë të parë që nga Kaka në vitin 2007.
Por, edhe në rast se diçka e tillë nuk ndodhë këtë herë, Ancelotti është i bindur që Mbappe padyshim se do ta fitoj këtë eventualisht.
“Ai është një kandidatë kredibil për të marrë vendin e këtyre kampionëve [Ronaldos dhe Messit] që kanë fituar të gjithë këta trofe”, ka thënë Ancelotti për ‘Telefoot’, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se Mbappe dhe Neymar mund të jenë trashëgimtarë të Ronaldos dhe Messit”
“Nëse ai [Mbappe] nuk e fiton Topin e Artë këtë herë, ai do ta fitoj brenda viteve të ardhshme pa pasur problem. Të gjithë skuadrat ëndërrojnë për ta pasur atë”
Ndeshja mes Napolit dhe Paris Saint Germain fillon nga ora 21:00 të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit