Carlo Ancelotti është i gatshëm për të marrë detyrën në Arsenal nëse Arsene Wenger shkarkohet.
Ish trajneri i Chelseas iu ka thënë shokëve të tij se dëshiron një punë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Siç raporton ‘DailyStar’, Arsenali është klubi ku italiani dëshiron të marrë detyrën.
58-vjeçari është në dispozicion pas largimit nga detyra e tij si trajner i Bayern Munichut në muajin shtator. “Topçinjtë” besohet se kanë kërkuar të njoftohen gjithashtu rreth disponueshmërisë së ish trajnerit të Barcelonës, Luis Enriques.
Por, ai i ka refuzuar ata derisa Chelsea vazhdon të jetë në pozitë më të mirë për të siguruar atë si një zëvendësues të Antonio Contes gjatë verës.

Presioni në francezin Arsene Wenger është rritur edhe më shumë pas disfatës 3 me 0 të dielën nga Manchester City në finale të ‘Carabao Cup’. Megjithatë, pronari Stan Kroenke dhe bordi i tij duket se nuk kanë plane të menjëhershme për të shkarkuar francezin pavarësisht thirrjeve të reja nga tifozët për të hequr dorë nga 66-vjeçari.
Tri ndeshjet e ardhshme duken vendimtare për shpresat e francezit për të arritur që t’i jap fund kontratës së nënshkruar për të qenë pjesë e klubit deri në fund të sezonit.
Ndeshja në kuadër të Premierë Ligës kundër Manchester Cityt, ajo ndaj Brightonit të dielën dhe më pas kundër gjigantit evropian AC Milan në kuadër të Evropa Ligës do të jenë ndeshje vendimtare për të ardhmen e Wengerit./arbresh.info/
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...