Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është cak i shumë kritikave, pas intervistës së tij për Piers Morgan, ku lëshoi disa kritika për klubin e Man United.
Ronaldo u kritikua edhe për sjelljen e tij pas zëvendësimit që trajneri i Portugalisë ia bëri në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ndonëse trajneri mohoi të kishte ndonjë telashe.
Gjithsesi, anash shumë kritikave, së fundmi ka një reagim që i del në mbrojtje Ronaldos.
Është trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ai që dha komente pozitive për portugezin, duke thënë se ishte pikërisht CR7 ai që zgjidhte të gjitha problemet e tij te Reali.
“Nuk e di cili është problemi, ndoshta ai ndihet akoma sikur një 20-vjeçar, sepse ai ndihet mirë. Ai është kujdesur për trupin e tij gjatë gjithë karrierës, por rivaliteti është më i madh tani”, ka thënë Ancelotti, përcjell lajmi.net.
“Unë isha trajner i tij për dy vite dhe kurrë s’pata problem me të. Përkundrazi, ai zgjidhte problemet e mia. Ai shënoi një gol për ndeshje, si mund ta konsiderosh problem atë? Ai stërvitet mirë, kujdeset për detaje. Për mua, ishte e lehtë ta menaxhoja atë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri italian.
Carlo Ancelotti dhe Cristiano Ronaldo bashkëpunuan te Real Madrid, ku i sollën klubit një numër trofesh.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...