Pas humbjes ndaj Getafes, Real Madrid do të synojë fitoren e parë në vitin 2022, pikërisht këtë të shtunë në përballjen ndaj Valencias në Santiago Bernabeu.
Në konferencën për shtyp para kësaj sfide, Carlo Ancelotti foli për rëndësinë që ka në skuadër braziliani i talentuar, Vincius Junior i cili mungoi në humbjen minimale ndaj Getafes.
“Nuk mendoj që Real Madrid është i varur nga Vinicius. Është e vërtetë që ai ka bërë një fazë të parë të sezonit të shkelqyer”.
“Në shumë ndeshje na ka ndihmuar të fitojmë siç kanë bërë edhe Benzema e Militao. Por të falsësh që Real Madrid varet nga një lojtar, kjo është e tepërt”.
“E rëndësishme është që Vincius është kthyer, pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishëm për ne”, deklaroi Carlo Ancelotti./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...