Carlo Ancelotti e ka dhënë një intervistë të gjatë për Radio Anch’io Sport në Rai Radio 1 pas suksesit të radhës, me ç’rast e fitoi Kupën Interkontinentale me Real Madridin.
Trajneri italian shprehet i lumtur dhe krenar që i është dhënë mundësia t’i drejtojë “Los Blancos”, ndërsa i ka zbuluar objektivat me “Mbretërit” në këtë sezon.
“Don Carlo” nuk e ka fshehur synimin për të shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve me “Merengues”.
“Ta drejtoj Real Madridin është një nder dhe një kënaqësi. E kam thënë se për të fituar nuk është e lehtë, por të fitosh me Real Madridin është paksa më e lehtë sesa diku tjetër”, deklaroi fillimisht trajneri italian.
“Objektiv yni është të shkojmë dhe të luajmë në finale, e kemi vendosur këtë objektiv edhe në këtë sezon. Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë deri tash, i kemi edhe dy ndeshje për t’u kualifikuar dhe më pas të shohim. Në Evropë e vetmja skuadrës që e ka bërë një udhëtim të pastër ishte Liverpool, i cili është në krye të Championsit dhe në Premierligë. Por, më pas në mars e në prill është koha kur duhet të jesh i gatshëm dhe të mundohesh të fitosh”, vazhdoi ai.
A do të jetë Real Madridi klubi i fundit i Ancelottit?
“E kush e di, këtë nuk mund ta dimë. Kush e di se edhe sa vite do të qëndroj këtu. E kam një kontratë dyvjeçare, por kontratat mund të ndërpriten, por edhe të zgjaten”, vazhdoi ai.
Sa i përket angazhimit eventual si një selektor i ndonjë Kombëtareje, Ancelotti deklaroi se nuk e ka marrë ende në konsideratë këtë mundësi pasi i pëlqen të punojë çdo ditë.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...