Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti nuk urren asgjë më shumë se kur lojtarët e tij shfaqin egoizëm dhe është tepër mirënjohës që diçka e tillë nuk është e shfaqur te skuadra e “Partenopeit”.
Gjatë kohës së tij në Real Madridi, Ancelotti kishte tërhequr sulmuesin Gareth Bale nga fusha për shkak të veprimeve duke menduar vetëm për vetën, vendim i cili edhe kishte ngjallur debat me presidentin e klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht, jo të gjithë lojtarët e kanë, por vetëmohimi është një kualitet i rëndësishëm në skuadër”, ka fillimisht thënë Ancelotti.
“Nëse është diçka që më çmend, është egoizmi në fushë. Kur një lojtar duhet të pasoj dhe nuk e bënë këtë”
“Unë gjithashtu jam ndëshkuar për këtë. Në Real Madridi, arsyeja e bisedës me Florentino Perezin ishte sepse unë nxora nga fusha Balen në ndeshjen kundër Valencias”
“Ai kishte një shans për të pasuar te Benzema, i cili mundësi thjeshtë të fuste topin më pas në rrjetë, por Bale goditi dhe unë e nxora atë dhe më pas ishte luftë”
“Napoli nuk është një skuadër egoiste”, ka thënë ai duke shtuar “padyshim se jo”./arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...