Carlo Ancelotti mund të ribashkohet me reprezentuesin e Meksikës, Hirving Lozano në Everton, pasi anësori sulmues nuk pe gjen veten te Napoli.
Ishte Ancelotti, ai i cili shtyu të transferojë Lozanon në Stadio San Paolo nga PSV Eindhoven verën e kaluar për 38 milionë euro.
Sidoqoftë, pas 22 paraqitjeve konkurruese, tre gola dhe dy asistime, Lozano ka mbetur jashtë zgjedhjeve të trajnerit të ri Gennaro Gattuso.
Edhe pse në teori ai duhet të jetë ideal për të luajture në formacionin 4-3-3, Gattuso nuk duket i impresionuar nga kontributi i Lozanos.
24-vjeçari meksikan nuk ka filluar asnjë ndeshje që nga 7 dhjetori dhe një largim i tij mund të ndodh gjatë këtij afati kalimtar.
Evertoni i Ancelottit do të bëjë përpjekje deri në fund për ta transferuar meksikanin. /Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...