Real Madridi mbrëmë arriti të fitoj ndaj Athletic Bilbao me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 30-të.
Jude Bellingham u rikthye për të luajtur një ndeshje në La Liga, pas suspendimit për dy ndeshje që e morri pas ndeshjes me Valencian, shkruan Arbresh.info.
Ai u suspendua për shkak të protestaeve të mëdha ndaj gjyqtarëve.
Ndërkohë Bellingham, duket se kishte kuptuar se protestat e tij vetëm i bëjnë dëm.
Pas një faulli në ndeshje që iu bë lojtarit ai u ngrit në këmbë dhe bëri një gjestë interesant që u bë viral në rrjete sociale.
No dissent from Jude Bellingham last night.pic.twitter.com/r4FHDo1bDj
— Football España (@footballespana_) April 1, 2024
Teksa në konferencë për media pas ndeshjes trajneri italian Carlo Ancelotti u pyet lidhur me këtë çështje.
“Nuk e di se çfarë ndodhi ndaj Valencias, por Bellingham e ka mësuar shumë qartë se çfarë duhet të bëjë, dhe kjo është të mbajë gojën mbyllur me gjyqtarët”, ka thënë Ancelotti.
Anglezi ka 23 paraqitje në La Liga duke shënuar 16 gola dhe dhuruar katër asistime./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...