Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar se Bruno Fernandes nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të Real Madridit.
Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ është në ‘radarët’ e gjigantit spanjoll, i cili e sheh pasues ideal për Luka Modric.
Real Madrid pritet të testojë vendosmërinë e United me një ofertë prej 90 milionë paundësh për mesfushorin portugez.
“Jo, kjo nuk do të ndodhë. Ai nuk do të largohet sepse tashmë ia kam thënë këtë”, ka thënë Amorim për mediet britanike.
“Dua që Bruno të qëndrojë, sepse siç e kam thënë më parë, edhe në momentet më të vështira të sezonit tonë, objektivi ynë është të fitojmë sërish Premier League. Për këtë arsye, duam që lojtarët tanë më të mirë të vazhdojnë me ne. Ai është 29 vjeç, por ende është shumë i ri, pasi luan 50-55 ndeshje çdo sezon”.
“Mes golave dhe asisteve, ai kontribuon me të paktën 30 gola në sezon. Është lojtari i duhur për këtë klub dhe nuk do të largohet”, ka pohuar Amorim./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër