Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka zbuluar se cili ishte lojtari më i pëlqyer i fëmijërisë në një intervistë për faqen e Serie A në Instagram.
Napoli gjendet në Arabinë Saudite, ku do të luajë në Superkupën e Italisë, së bashku me Fiorentinën, Interin dhe Lazion.
Kapiteni i Kosovës, në një intervistë blic për faqen zyrtare të Serie A, ka folur për udhëtimin drejt Arabisë Saudite, idhulli e fëmijërisë, muzikën, por edhe sportet tjera.
Intervistë e Amir Rrahmanit
– Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?
Amir Rrahmani: Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur.
– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?
Amir Rrahmani: Po, është hera e parë për mua.
– Çfarë kënge e dëgjon para një ndeshjeje të madhe?
Amir Rrahmani: Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – “I know”.
– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?
Amir Rrahmani: Ishte Thierry Henry.
– Cilat sporte i përcjell përpos futbollit?
Amir Rrahmani: Më pëlqejnë sportet. E ndjek basketbollin, tenisin, po ashtu edhe Formula 1.
– Përshkruaje veten me një fjalë!
Amir Rrahmani: Komik/argëtues.
View this post on Instagram
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...