Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij me Napolin, pasi pritet të rinovojë kontratën edhe për disa sezone të tjera, duke përfituar një rritje të pagës.
Gazetari italian Nicolo Schira raporton se qendërmbrojtësi do të firmosë një marrëveshje të re me klubin napoletan e cila do t’i sigurojë atij rreth 3.8 milionë euro në vit.
Kjo shifër përfaqëson kontratën më fitimprurëse të karrierës së Rrahmanit, pasi më parë, sipas të dhënave, ai përfitonte rreth 3.2 milionë euro në sezon.
Sipas Schira, 30-vjeçari ka vendosur të refuzojë oferta të majme nga Arabia Saudite, Turqia dhe Liga Premier, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Napoli, ku është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.
Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe fitoi dy Serie A, një Superkupë të Italisë si dhe u zgjodh në formacionin e vitit në Itali./Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...