Edon Zhegrova është ftuar nga kombëtarja e Kosovës në listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor që “Dardanët” i luajnë ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai ka pasur një takim të rastësishëm më ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori përmes një postimi në rrjetin social X-(ish-Twitter), ka shkruar fjalë të mëdha për yllin dardan.
Sot u takova rastësisht me Edon Zhegrova , një ndër djemt më të talentuar Shqiptarë në botë, e me këtë rast i urova suksese në karrierën e tij individuale e po ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës! pic.twitter.com/K3ByaAJqA9
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) October 7, 2024
“Sot u takova rastësisht me Edon Zhegrova , një ndër djemtë më të talentuar Shqiptarë në botë, e me këtë rast i urova suksese në karrierën e tij individuale e po ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Malaj.
Zhegrova gjatë këtij sezoni deri më tani ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim me skuadrën e Lille, teksa pritet të shpërthejë edhe me kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e tetorit./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...