Dani Alves, si një numër i madh lojtarësh, gjatë kësaj pandemie i është bashkuar bisedave të drejtpërdrejta në Instagram, duke folur për tema të ndryshme.
Në atë bisedë, u folën shumë gjëra, po ashtu edhe ardhmja e tij.
Alves tha se do të dëshironte të përfundonte karrierën te skuadra argjentinase, Boca Juniors.
“Nuk do të ishte keq të dilja në pension në Boca”, ka deklaruar Alves, përcjell lajmi.net.
“E dini, unë e dua Bocan, por nuk është për shkak të asaj që njerëzit thonë për këtë klub. Ai klub ka qenë gjithmonë i veçantë për mua. Ata ju përcaktojnë si lojtar. Unë isha në La Bonbonera, është një tempull i futbollit botëror. Unë jam një tifoz i Bocas”.
Alves gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e skuadrave më të mira të Evropës, si Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...