Alves mendon se Dybala duhet të largohet nga Juventusi dhe e ka ftuar atë në Francë te PSG-ja.
Dani Alves është duke lobuar për ta sjell sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala te Paris Saint Germaini sezonin e ardhshëm, raporton “Tuttosport”, transmeton Gazeta Express.
Vetëm një sezon në Torino, dyshja u bënë shokë shumë të ngushtë te Juventusi dhe Alves dëshiron të ribashkohet me argjentinasin. Ai i ka kërkuar Dybalas që të largohet nga “Zonja e Vjetër”.
“Dybala duhet të largohet nga Juventusi, nuk e di kur, por nëse do të përmirësohet. Ai do të marrë rezultate më të mira (do të bëhet më i mirë), por duhet ta sfidojë vetën që të bëhet më i fortë”, kishte thënë Alves kohë më parë.
Tani “Tuttosport” tregon se Dani Alves ka nisur të lobojë për transferimin e argjentinasit, i cili do t’i bashkohej treshes së frikshme, Neymar, Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani. /Gazeta Express/
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...